Sulmet armene ndaj Azerbajxhanit, humbin jetën dy fëmijë 13 dhe 16 vjeç

Dy civilë 13 dhe 16 vjeç humbën jetën si pasojë e sulmeve me raketa të Armenisë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

1515101
Sulmet armene ndaj Azerbajxhanit, humbin jetën dy fëmijë 13 dhe 16 vjeç

Dy civilë 13 dhe 16 vjeç humbën jetën si pasojë e sulmeve me raketa të Armenisë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Në deklaratën e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit u bë e ditur se ushtria armene sulmoi rrethet Goranboy dhe Terter me artileri dhe raketa.

Sipas deklaratës 16-vjeçari Orhan Ismayılzade humbi jetën kur një raketë goditi shtëpinë e tij në fshatin Kebirli, në provincën Terter.

Kurse në fshatin Tapkarakoyunlu në rrethin Goranboy si pasojë e zjarrit të artilerisë u dëmtuan 2 shtëpi.

Bëhet e ditur se 13-vjeçari Artur Mayakov që ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat si pasojë e sulmit me raketë të datës 17 tetor në Ganja, humbi jetën në spitalin ku ishte duke u kuruar.  

 


Lajme të ngjashme