Azerbajxhan – Ilham Aliyev: Sulmet e Armenisë në Ganja janë krime lufte

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi të enjten se sulmet e Armenisë ndaj qytetit Ganxha (Ganja) janë krime lufte.

1514185
Azerbajxhan – Ilham Aliyev: Sulmet e Armenisë në Ganja janë krime lufte

Aliyevi priti në takim Avokatin e Popullit të Turqisë, Seref Malkoç, i cili po realizon kontakte zyrtare në Azerbajxhan.

Presidenca e Azerbajxhanit bëri me dije përmes një komunikate të shkruar se Aliyevi, duke përmendur gjatë takimit sulmet armene kundër vendbanimeve civile në Azerbajxhan, tha se po ballafaqohen me “një armik të egër”.

“Ky është krim lufte. Administrata e Erevanit do të japë llogari për këtë sulm. Është një sulm i kryer qëllimisht. Ne kemi shumë humbje civile duke përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo zbulon edhe një tjetër herë karakterin grabitqar të fashizmit armen. Kjo tregon gjithashtu se si ne e çliruam rajonin tonë nga një e keqe dhe katastrofë e madhe duke shkatërruar fashizmin armen”, theksoi ai duke rikujtuar se ushtria armene ka sulmuar pabesisht dy herë me raketa balistike qytetin Ganxha, i dyti më i madh në Azerbajxhan.

Lideri azerbajxhanas potencoi se vendi i tij asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë në objektivë popullatën civile.

Ilham Aliyevi gjithashtu vlerësoi lart kontributin e mediave turke për t'i treguar botës informacione të sakta rreth situatës.

Ai foli edhe për brutalitetin e armenëve ndaj fshatrave dhe vendbanimeve civile.

“Dje e keni parë të gjithë xhaminë e shkatërruar në qytetin Zangilan. Në atë xhami kanë ushqyer derra. Na i kanë ofenduar xhamitë dhe na i kanë shkatërruar të gjitha monumentet historike”, u shpreh presidenti azerbajxhanas.

Duke rikujtuar se Armenia i ka pushtuar territoret azerbajxhanase me ndihmë nga jashtë në vitet 1990, Aliyevi tha se armenët edhe tani po marrin ndihma nga jashtë.

Kurse Avokati i Popullit të Turqisë, Seref Malkoç, tha se pushtimi 30-vjeçar armen ka kthyer në refugjatë miliona azerbajxhanas dhe ka shkaktuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, në rajon kanë ardhur për të parë në vend, për të hulumtuar, raportuar dhe për t'i treguar botës shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret e çliruara nga pushtimi armen.

Malkoç tha se raportin që do ta përgatisin për shkeljet e të drejtave të njeriut, do t'ua dërgojnë shumë institucioneve ndërkombëtare duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian e Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.



Lajme të ngjashme