Aliyev: Azerbajxhani ka kusht për një armëpushim të përhershëm

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se në rast se Armenia u përmbahet negociatave dhe bën një angazhim serioz për t’u tërhequr nga territoret e pushtuara mund të ketë një armëpushim afatgjatë.

1514176

Duke folur për gazetën japoneze “Nikkei” Aliyev deklaroi se ai nuk mori ftesë nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin për të diskutuar çështjen e Karabakut Malor.

Aliyev tha se ata nuk kundërshtuan dërgimin e forcave paqeruajtëse në Karabakun Malor dhe shtoi: “Por Azerbajxhani do të paraqesë kushtet e veta për këtë çështje".

Presidenti i Azerbajxhanit tha se Turqia është aleati më i afërt i Azerbajxhanit dhe vijoi duke thënë: “Nëse sot do të zgjidhnim  bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së, Azerbajxhani me siguri që do të mbështesë kandidaturën e Turqisë."

Aliyev gjithashtu theksoi edhe një herë nuk do të ketë se kurrë një referendum në Karabakun Malor.

Lajme të ngjashme