Ushtria azerbajxhanase korr sukses në operacionet për çlirimin e territoreve të saj

Ushtria azerbajxhanase po vazhdon me sukses operacionet e filluara për të çliruar territoret e saj.

1512983
Ushtria azerbajxhanase korr sukses në operacionet për çlirimin e territoreve të saj

Ushtria azerbajxhanase po vazhdon me sukses operacionet e filluara për të çliruar territoret e saj.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se përgjatë gjithë natës kanë vazhduar me intensitet të ndryshëm operacionet në drejtim të Agdere, Fuzuli, Cebrail dhe Gubadli.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat armene hapën zjarr në vijën mbrojtëse të ushtrisë azerbajxhanase me topa dhe mortaja, kurse në itinerarin Cebrail dhe Gubadli divizioni i 18-të i motorizuar i ushtrisë armene u tërhoq pasi pësoi humbje të mëdha.

Ushtria azerbajxhanase deklaroi se mori pozicionet e regjimentit të 5-të luftarak të ushtrisë armene dhe sekuestroi një numër të madh armësh dhe municionesh si dhe bëri të ditur se neutralizuan edhe një numër të madh ushtarësh.

Nga ana tjetër ushtria armene deklaroi se ka shumë të vrarë dhe të plagosur në divizionin e 6-të dhe të 7-të luftarak.

Gjithashtu theksohet se në përleshje nga ana e ushtrisë azerbajxhanase u asgjësuan disa bateri artilerie dhe topa mortaje si dhe 3 kamionë që transportonin personelin.

Bëhet e ditur se ushtria e Azerbajxhanit mban kontrollin përgjatë gjithë frontit.

Në një deklaratë tjetër të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëhet e ditur se ushtria armene ka bombarduar me artileri qytetin Terter.



Lajme të ngjashme