Azerbajxhani rrëzon një avion tjetër Su-25 të ushtrisë armene

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se kanë rrëzuar një avioni luftarak Su-25 që i përkiste Armenisë.

1511200
Azerbajxhani rrëzon një avion tjetër Su-25 të ushtrisë armene

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se kanë rrëzuar një avioni luftarak Su-25 që i përkiste Armenisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria, u raportua se rreth orës 12.30 me kohën lokale të dielën avioni në fjalë u përpoq të sulmonte ushtrinë Azerbajxhanase në drejtim të Jabrail-it.

Në deklaratë, u shpreh se avioni i tipit Su-25 u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë Azerbajxhanase.

Ushtria Azerbajxhanase edhe dje rrëzoi në të njëjtin drejtim një avion luftarak Su-25 që i përkiste ushtrisë armene.

Në deklaratën e mëparshme të bërë nga Ministria, u shpreh se informacioni i botuar nga pala armene se ushtarët azerbajxhanas janë nën rrethim janë dezinformim dhe gënjeshtër.

 


Lajme të ngjashme