Armenia natën sulmoi me raketa civilët azerbajxhanas, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Ushtria armene kreu një sulm me raketa në qytetet Ganja dhe Mingechevir të Azerbajxhanit. Sipas përcaktimeve të para, 13 civilë humbën jetën në sulm.

1510686
Armenia natën sulmoi me raketa civilët azerbajxhanas, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur
azerbaycan.jpg

Ushtria armene kreu një sulm me raketa në qytetet Ganja dhe Mingechevir të Azerbajxhanit. Sipas përcaktimeve të para, 13 civilë humbën jetën në sulm.

Ushtria armene kreu natën një sulm me raketa në qytetet Ganja dhe Mingechevir.

Në vendin ku ra raketa shumë civilë kanë mbetur nën rrënoja.

Bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Zëvendëspresidenti i Azerbajxhanit Hikmet Haciyev në një postim të bërë në median sociale “Twitter” bëri të ditur se në Armeni janë transportuar sisteme të reja raketore të cilat hapin zjarr ndaj vendbanimeve civile.

Ai njoftoi se në sulm u shkatërruan mbi 20 shtëpi dhe këto sulme janë tregues i politikës së terrorit të shtetit armen.

Për pasojë të goditjes së një ndërtese shumëkatëshe nga një prej raketave në zonat ku ndodhen civilët, 13 civilë humbën jetën dhe mbi 45 të tjerë u plagosën.

Hikmet Haciyev vuri në dukje se sulmi ndaj civilëve me raketa balistike të tipit Scud "Elbrus" demonstroi mentalitetin imorale dhe skizofrenik të administratës së Erevanit.

Duke deklaruar se sulmi ndaj civilëve tregon paaftësinë e administratës armene për shkak të humbjeve të saj në fushën e betejës, Haciyev tërhoqi vëmendjen në faktin se sulmi ishte i qëllimshëm.

Kurse raketat e hedhura nga ushtria armene në qytetin Mingechevir u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore të Azerbajxhanit.

 

 


Lajme të ngjashme