Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

A do të arrijë kryebashkiaku i suksesshëm me origjinë gjermane i Sibiut të normalizojë marrëdhëniet Presidencë-Kryeministri dhe të çojë deri në fund premtimin për luftën kundër korrupsionit?

Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

Basesku dhe përkrahësit e tij prej fillimit i dhanë përkrahje Johanis-it, i cili prej vitit 2000 e këtej ndodhej në detyrën e kryetarit të bashkisë Sibiu. Klaus Johanis dëshmoi se është një administrator i mirë dhe premtoi se modelin e zhvillimit të qytetit do të zbatojë edhe në nivel shtetëror. Johanis gjithashtu theksoi se do të luftojë korrupsionin, i cili është mjaftë i përhapur në vend, si dhe do të forcojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Ai gjithashtu u tërhoqi vëmendjen zgjedhësve në vështirësitë që do të hasen në rast të fitores së udhëheqjes së Pontas. Posaçërisht paralajmëroi ndaj kërcënimeve që i kanosen pavarësisë së mediave dhe gjyqësorit.

Për shkak të arrestimit të disa prej aleatëve me akuza për përfshirje në korrupsion, Ponta shpesh akuzonte për njëanshmëri institucionin shtetëror (Presidentin) që përpiqej për të hetuar dhe parandaluar korrupsionin. Për këtë arsye kjo ngjalli shqetësime të thella tek populli që në rast të zgjedhjes së tij si president drejtësia në Rumani nuk do të jetë më e pavarur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme