Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

A do të arrijë kryebashkiaku i suksesshëm me origjinë gjermane i Sibiut të normalizojë marrëdhëniet Presidencë-Kryeministri dhe të çojë deri në fund premtimin për luftën kundër korrupsionit?

Koment - Klaus Johanis, presidenti i ri i Rumanisë

Populli i Rumanisë më 16 nëntor doli për raundin e dytë të votimeve në zgjedhjet presidenciale. Përkundër pritshmërive të mëdha në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitues doli kandidati i aleancës së djathë liberale, kryetari i bashkisë Sibiu, Klaus Johanis, i cili fitoi 55% të votave dhe kështu u zgjodh për president i ri të vendit. Në këtë mënyrë dështuan planet e Kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta, i cili në këto zgjedhje ishte konkurrenti i Johanis-it, që Partia e Socialdemokratëve me një shumicë absolute në Parlament, të merrte në dorë pushtetin. Ashtu siç do të pasqyrohet dështimi i Pontas në përkrahjen e popullit ndaj partisë së tij, ashtu pritet që edhe qeveria e Rumanisë gjatë periudhës së ardhshme të ketë një periudhë të vështirë me presidentin e ri.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, të mbajtura më 2 nëntor 2014, garuan 14 kandidatë. Viktor Ponta arriti që me një diferencë afërsisht 10% të fitojë kundër kandidatit më të fortë Klaus Johanis. Mirëpo pasi që nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme, zgjedhjet presidenciale mbetën për në raundin e dytë. Rezultatet e sondazheve të bëra tregonin se Ponta edhe në raundin e dytë ishte kandidati më i favorizuar, por disa zhvillime që ndodhën mes dy raundeve të zgjedhjeve dhe rritja e pjesëmarrjes në votime bëri që situata të kthehet në favor të Johanis-it, që ishte një kandidat me origjinë gjermane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme