Turqit e Ballkanit

Pas marrjes së kalasë Çimpe në afërsi të Galipolit në vitin 1352 osmanlinjtë hodhën hapin e parë në Ballkan.

Turqit e Ballkanit

Prezenca e turqve në Ballkan është po aq e vjetër sa edhe ajo e sllavëve. Mbetjet e tempujve dhe ndërtesave të ndryshme antike janë tregues i vendosjes së fiseve të ndryshme turke në Ballkan para osmanlinjve. Kështu që është e mundur që në Ballkan të haset në gjurmët e fiseve turke si Avar, Peçenek, Ouz, Kuman dhe të tjerë. Ndërkaq ardhja e Perandorisë Osmane zhvilloi marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme të turqve në Ballkan dhe krijoi rezultate efektive.

Pas marrjes së kalasë Çimpe në afërsi të Galipolit në vitin 1352 osmanlinjtë hodhën hapin e parë në Ballkan, e cila u pasua me avancim në drejtim të Evropës Qendrore që zgjati plotë 350 vjet. Prej atyre, të cilët mendonin se Perandoria Osmane mund të ndalet vetëm tek porta e Vjenës, pothuajse nuk kishte fare në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të. Ndërkaq dështimi i rrethimit të dytë të Vjenës ishte njëkohësisht edhe fillimi i fundit të fuqisë osmane. Periudha e tërheqjes së osmanlinjve nga Evropa Qendrore dhe Ballkani zgjati afërsisht 210 vjet dhe përfundoi me Luftërat e Ballkanit mes viteve 1912-1913.

Gjatë periudhës së tërheqjes së osmanlinjve nga Ballkani populli mysliman i vendosur në këto treva iu nënshtrua mizorive sistematike. Para së gjithash në zonat ku osmanlinjtë humbën ndikimin dhe ku u tërhoq ushtria e tyre, banorët myslimanë u detyruan të shpërngulen së bashku me ushtrinë. Sepse forcat krishtere i dëbonin me dhunë edhe ata persona të cilët nuk shpërnguleshin vullnetarisht, të mbeturit ose i vrisnin ose u ndryshonin fenë.

Kryengritja greke në vitin 1821 pranohet si ngjarja e parë e spastrimit etnik sistematik dhe dëbimit të myslimanëve të Ballkanit. Ndërsa masakra e Tripoliçes, që u krye në kuadër të kësaj kryengritjeje është njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë e turqve. Ngjarja e Tripoliçes më vonë ka qenë si shembull për popujt të tjerë të Ballkanit, cilët organizuan kryengritje kundër osmanlinjve. Si përfundim, për shkak të masakrave dhe dëbimeve të kryera sipas modelit të njëjtë turqit në një masë të madhe u larguan nga Ballkani.

Sipas të dhënave të Justin McCarthy, para copëtimit të Perandorisë Osmane me Luftërat e Ballkanit mes viteve 1912-13 në këto treva jetonin 2 milionë e 315 mijë e 293 myslimanë me përjashtim të Shqipërisë. Pas Luftërave të Ballkanit kjo shifër u ulë për 62% dhe doli në 1 milionë e 445 mijë e 179 myslimanë. Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 632 mijë e 408 myslimanë, ndërsa 812 mijë e 771 prej tyre u shpërngulën në Anadoll. Historiani Stefanos Jerasimos shkroi se rënia e Perandorisë Osmane dhe themelimi i shtetkombeve të reja në Ballkan u perceptua si rimarrja e territoreve të humbura, ndërsa qëllimi gjatë Luftës së Parë Botërore ishte dëbimi i turqve nga Evropa.

Ndërkaq gjatë periudhës së mbretërive dhe socializmit të jetuar pas Perandorisë Osmane në Ballkan ndaj turqve në përgjithësi shikohej me një sy skeptik dhe trajtoheshin si të huaj. Gjithashtu në periudhat në vijim vazhduan edhe mizoritë ndaj turqve në nivele të ndryshme që dallonin prej vendi në vend. Si shembull mund të japin ekspozimin e turqve ndaj politikave të asimilimit në Bullgari dhe Trakinë Perëndimore. Ndërsa masakrat dhe gjenocidi i realizuar ndaj boshnjakëve gjatë Luftës së Bosnjës mes viteve 1992-95 bëri që myslimanët në Ballkan të jetojnë një periudhë tragjike në fund të shekullit të 20-të.

Këto politika të ndjekura ndaj turqve dhe komuniteteve të tjera fisnore, ndryshuan hartën fetare dhe etnike të Ballkanit. Sipas të dhënave zyrtare numri i përgjithshëm i myslimanëve në ditët e sotme në Ballkan është afërsisht 8 milionë e 250 mijë. Kjo përkon me rreth 12% të popullatës së përgjithshme të Ballkanit. Ndërkaq sipas Kemal Karpat-it, i cili bëri një studim gjithëpërfshirës në lidhje me numrin e popullsisë osmane, niveli i myslimanëve në Ballkan në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të ka qenë rreth 43%. Kjo është tregues se duhet të studiohet veçmas arsyeja e uljes së numrit të popullsisë myslimane në Ballkan.

Edhe në ditët e sotme u jetuan ndryshime të mëdha të cilat ndikuan drejtpërdrejt në uljen e numrit të pakicës turke në Ballkan. Një pjesë e vendeve të Ballkanit janë integruar në institucione euro-atlantike, ndërsa një pjesë tjetër është në rrugën drejt integrimit. Më e rëndësishmja është se sot në vendet e rajonit në pushtet janë udhëheqjet e zgjedhura në mënyrë demokratike. Në këtë mënyrë në shumicën e vendeve të Ballkanit mbretëron ligji, ka filluar të vendoset botëkuptimi i demokracisë dhe janë garantuar të drejtat e njeriut. Pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit janë bërë rregullime të rëndësishme ligjore dhe politike me anë të të cilave është garantuar edhe statusi i pakicave kombëtare. Këto zhvillime edhe pse pasqyrohen në mënyrë pozitive në jetën e përditshme të turqve në disa vende ende vazhdojnë problemet në lidhje me zbatimet e tyre. Kështu që problemet të cilat i jetojnë myslimanët në këto vende të Ballkanit herë pas here bien edhe në rend të ditës.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme