Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Maqedonia në pritje për shkak të Greqisë

Gruevsi: Athina në pamje dëshiron zgjidhje për problemin e emrit e në realitet bllokon anëtarësimin e Shkupit në organizatat ndërkombëtare.

Maqedonia në pritje për shkak të Greqisë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski deklaroi se vendi i tij në vitin 2009 kishte përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, por nuk arriti të filloj me procesin e negociatave për shkak të bllokimit të Greqisë. Sipas Kryeministrit Gruevski, Athina në pamje të parë duket se “dëshiron ti gjejë zgjidhje problemit të emrit Maqedoni”, ndërsa në realitet parashtron kushte të papranueshme për Shkupin zyrtarë. Duke e bërë të ditur se “Greqia vendos kushte për ndryshimin e emrit dhe gjuhës së kombit tonë”, Gruevski tha se këto lloj kushtesh janë të papranueshme. Ndërkaq Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi se presin nga Shkupi zyrtarë që të hedhë hapa në drejtim të zgjidhjes së problemit të emrit.

Maqedonia menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, në mesin e objektivave kombëtare vendosi anëtarësimin plotë në NATO dhe BE, ndërsa marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal i përcaktoi në mesin e interesave kombëtare. Këto objektiva njëkohësisht u bënë edhe objektivat e një platforme të gjerë politike dhe sociale të politikës së jashtme. Mirëpo problemi në lidhje me emrin që jetohet me Greqinë, paraqesin vështirësitë për realizimin e këtyre objektivave në politikën e jashtme.

Sipas tezës greke, Maqedonia e sotme nuk ka ekzistuar kur gjatë historisë, ndërsa u krijua për shkaqe ideologjike pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo tezë hasë në kritika të ashpra nga ana e maqedonasve. Athina zyrtare bën të ditur se emri “Maqedoni” është një trashëgimi historike e grekëve dhe për vite me radhë refuzon që ta njoh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Ndërsa argumenti themelor i paraqitur nga ana e zyrtarëve maqedonas kundër Greqisë është se emri “Maqedoni” paraqet thelbin e identitetit kombëtare të maqedonasve dhe bazohen në parimin se çdo shtet ka të drejtën sovrane për ta përcaktuar emrin e tij. Megjithatë, Greqia përsërit se do të vazhdon të vendos veton e saj për anëtarësim e këtij vendi në NATO dhe BE pa e ndryshuar emrin. Kështu që Komisioni Evropian për 5 vite resht propozon fillimin e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim, por pengesa e Greqisë nuk po arrihet të kapërcehet. Për shkak të pengesës së njëjtë Maqedonia në vitin 2009 humbi shansin për anëtarësim në NATO së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Propozimet e bëra Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së problemit të emrit zakonisht u refuzuan menjëherë ose nga ana e Shkupit ose nga ana e Athinës. Për këtë arsye shpesh vjen edhe deri tek ndërprerja e negociatave për gjetjen e zgjidhjes së problemit të emrit. Edhe pse pritet që negociatat në lidhje me emrin mes të dyja palëve të vazhdojnë aty ku kanë mbetur në një të ardhme të afërt duket se edhe prej tyre nuk do të del ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë që autoritetet zyrtare të Maqedonisë, në njërën anë negociojnë çështjen e emrit me Athinën, në anën tjetër ata kanë ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Greqisë për pengesën e kësaj të fundit të anëtarësimit të Maqedonisë në institucionet ndërkombëtare. Duke u nisur nga kjo Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2011 vendosi se pengesa e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO nga ana e Athinës paraqet shkelje të përgjegjësive të arritura me marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës në vitin 1995. Mirëpo gjykata nuk mori ndonjë masë parandaluese ndaj pengesës së Athinës për anëtarësimin e Maqedonisë në institucionet dhe organizata shumëpalëshe ndërkombëtare.

Një sondazh i publikuar para dy javëve tregon se rreth 63% e qytetarëve të Maqedonisë dalin kundër ndryshimit të emrit në favor të anëtarësimit në BE. Në anën tjetër një pjesë e qytetarëve janë të mendimit se qeveria e Gruevskit është e pamjaftueshme për të zgjidhur problemin e emrit me Greqinë.

Problemi i emrit që jetohet me Greqinë prej vitit 2006 e këtej shkaktoi përshkallëzimin e nacionalizmit në mesin e maqedonasve. Qeveria e Maqedonisë me godina të reja të ndërtuara në qendër të Shkupit, restaurimin e godinave të vjetra dhe skulptura të shtrenjta mundohen që qendrën e Shkupit ta shndërrojnë në pothuajse një qytet madhështor antik. Në këtë mënyrë përpiqet që të dëshmohen lidhjet historike mes shteti antik të Aleksandrit të Madh, Car Samuilit që ishte njëri prej udhëheqësve mesjetar të Ballkanit dhe Maqedonisë bashkëkohore. Ndërkaq qasja ndaj historisë në këtë mënyrë e qeverisë së Maqedonisë shkakton shqetësime jo vetëm në Greqi, por edhe në Bullgari.

Ana tjetër më shqetësuese është se problemi në fjalë i emrit pasqyrohet në mënyrë negative në marrëdhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Shqiptarët, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje emocionale me emrin “Maqedoni”, kërkojnë që të zgjidhet sa më parë problemi me emrin dhe që vendit ti hapet rruga drejt integrimit në NATO dhe BE. Zgjidhja sa më parë e problemit të emrit, i cili ka ndikim të ndryshëm në marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet fqinjësore, do të pasqyrohet pozitivisht edhe në stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme