Bullgaria përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Pritshmëritë e popullit nga qeveria e Plamen Oreshanskit, e ardhur në krye me zgjedhjet e 12 majit 2013, në fillim ishin shumë të mëdha.

84360
Bullgaria përgatitet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Pas dorëheqjes së qeverisë së Bullgarisë më 23 korrik vendi hyri në një kaos edhe më të madh politik e ekonomik. Pas protestave që vazhduan me muaj, uljes së mbështetjes popullore dhe krizës bankare të kohëve të fundit, Partia Socialiste e Bullgarisë (BSP) në pushtet, u detyrua ta shpërbëj qeverinë e Bullgarisë. Ndërsa pas tërheqjes nga punimet parlamentare të Partisë së Qytetarëve të Zhvillimit Evropian (GERB) në opozitë gjatë kohës kur vazhdonin bisedimet për revizimin e buxhetit jeta politike dhe ekonomike e Bullgarisë hyri në një rrugë pa dalje. Pritet që Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev të emëroj një kabinet të përkohshëm që do të përgatitë zgjedhjet e parakohshme për 5 tetor të këtij viti.

Pritshmëritë e popullit nga qeveria e Plamen Oreshanskit, e ardhur në krye me zgjedhjet e 12 majit 2013, në fillim ishin shumë të mëdha. Populli, i cili shprehu dëshpërimin e tij ndaj qeverisë së mëparshme me protesta të dhunshme nëpër rrugë, nga Partia Socialiste e Bullgarisë priste të bëjë një fillim të ri. Por, kjo pritshmëri nuk zgjati shumë dhe pas afërsisht 14 muajve të qeverisjes, qeveria e Oreshanskit u detyrua të japë dorëheqje.

Para së gjithash qeveria e Oreshanskit u akuzua për mos realizimin e reformave të premtuara. Disa emërime të diskutueshme të bëra në sektoret publike dhe gjyqësore dhe bashkëpunimi me grupe të dyshuara ekonomike u bënë shkak që qeveria e Oreshanskit të akuzohet për favorizim dhe korrupsion. Deri sa protestat në vend vazhdonin erdhe deri tek dëmtimi i stabilitetit politik, ekonomia e vendit nuk doli nga recesioni, ndërsa papunësia vazhdoi të rritet.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian të mbajtura në maj të këtij viti treguan se Partia Socialiste e Bullgarisë brenda një kohe të shkurtë ka humbur rreth 30% të përkrahjes popullore. Ky rezultat u bë shkak Partia e të Drejtave dhe Lirive (DPS) që është partneri qeverisës, të filloj të përkrah mendimin për zgjedhjet e parakohshme.

Në fillim të vitit Partia Socialiste e Bullgarisë jetoi një goditje të rëndësishme brenda saj. Ish-Presidenti i Bullgarisë, Georgi Parvanov, një figurë e shquar e kësaj partie, pas ndarjes nga partia themeloi një parti konkurrente të qendrës së majtë.

Politikat e energjisë të qeverisë së Oreshanskit bënë që mes Bullgarisë dhe Komisionit Evropian të frynë erërat e ftohta. Bazuar në marrëveshjen me kompaninë ruse Gazprom, qeveria Oreshanski filloi me përgatitjen për ndërtimin e pjesës së linjave gazsjellëse të Rrymës Jugore që ishte paraparë të kalonte nëpër Bullgarinë. Por, si rezultat i paralajmërimeve të bëra nga ana e Komisionit Evropian, u bë e ditur se ndërtimi i linjës gazsjellëse të Rrymës Jugore është ndërprerë deri sa ai të jetë në përputhje me ligjet e BE-së në fuqi. Pretendohet se krahas kësaj deklarate një pjesë e terrenit të pyllëzuar nëpër të cilin do të kaloj linja i është shitur kompanisë së “Rrymës Jugore të Bullgarisë” për një çmim 5,5 milionë euro.

Ndërkaq njëra prej zhvillimeve më të rëndësishme të cilat vënë në rrugë pa dalje qeverinë Oreshanski ishte kriza bankare e cila doli në qershor të këtij viti. Pas thashethemeve se bankat në Bullgari do të falimentojnë nga bankat më të mëdha të vendit janë tërhequr me miliona euro depozita. Një krizë kaq e madhe financiare në Bullgari nuk është shënuar qysh prej viteve të 90-ta.

Si rezultat i të gjitha këtyre qeveria Oreshanski nuk pati rrugëdalje tjetër vetëm se të pajtohet me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa në kongresin e 48-të të Partisë Socialiste të Bullgarisë me shpresë për të përimirësuar imazhin e partisë, në vend të Sergei Stanishevit që ishte në krye të partisë për 13 vjet si kryetar u zgjodh Mihail Mikov. Tani nga ky i fundit pritet të dëshmoj se Partia Socialiste e Bullgarisë është një strukturim bashkëkohor politik që ka aftësi për të zgjeruar ndikimin e saj në mesin e brezave të rinj.

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme që do të mbahen më 5 tetor në Bullgari nuk do të sjell me lehtësi stabilitetin politik në vend. Kur bëhet fjalë për arsyen mund të themi se ajo është deklarata e Bojko Borisovit, liderit të Partisë së Qytetarëve për Zhvillimin Evropian, ku ai thotë se nuk do të hyjë në koalicion me parti tjera pas zgjedhjeve në qoftë se nuk fiton shumicën e votave në këto zgjedhje. Sidoqoftë qëndrohet mbi mundësinë që një koalicion me orientim të djathë të vijë në krye të Bullgarisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përveç partisë së Borisovit është më se e sigurt se edhe Partia Socialiste e Bullgarisë dhe Partia e të Drejtave dhe Lirive do të hyjnë në parlament. Krahas kësaj sipas sondazhit të opinionit publik Partia e Bullgarisë pa Censurë dhe aleanca e qendrës së djathtë e quajtur Blloku Reformist do të kapërcejnë pragun e 4% dhe do të arrijnë të hyjnë në parlament.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme