
Festivali i makinave të vjetra që organizohet tradicionalisht çdo vit në Prizren, ngjalli një interesim të madh edhe me edicionin e sivjetmë.
Këtë vit festivali u organizua për të gjashtën herë me pjesëmarrjen e gjithsej 50 autoveturave të modeleve të vjetra nga shumë vende të botës, kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera.
Në fillim veturat njëra më e bukur se tjetra bënë një shëtitje nëpër qytet pastaj u renditën për ekspozim buzë lumit që kalon në Prizren.
Në festival morën pjesë një numër i madh të pasinonuarish pas modeleve të vjetra të makinave.
Në festival kishte edhe makina të moshës mbi 60 vjeç.