Udhëtim me balonë mbi travertina

Zona turistike e Pamukalasë, që ndodhet në provincën Denizli të Turqisë, nuk është e njohur vetëm për travertinat e saj të bardha, por edhe për udhëtimet me balonë, të preferuara më shumë këto nga turistët e huaj. Interesimi ndaj balonës vjen duke u rritur. Këtë vit në Pamukale kanë fluturuar me balonë 17.000 vetë. Pritet që në vitin 2019 kjo shifër të arrijë në 30.000.