Turqia në OKB: Ruajtja e tërësisë territoriale dhe zgjidhja politike në Siri, parimet tona kryesore

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Idlibin spikatën deklaratat në lidhje me Turqinë. Përpjekjet dhe ftesën e Turqisë për armëpushim në Idlib i ka mbështetur në veçanti Britania e Madhe dhe Franca. I pranishëm në këtë sesion, ku u diskutuan situata në Idlib dhe rezultatet e samitit të Teheranit, ishte gjithashtu përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu.