Titujt kryesorë të rendit të ditës 15.10.2018 (me titra)

BISEDA ERDOGAN-SELMAN

Mbreti Selman i Arabisë Saudite i telefonoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan. 

Mbreti Selman falënderoi Presidentin Erdogan për krijimin e grupit të përbashkët të hetimit për çështjen e gazetarit Jamal Khashoggi. 

AKSIDENT SI MASAKËR NË IZMIR

Në Izmir ndodhi një aksident që i përngjan masakrës.

Një kamion me dhjetëra emigrantë në karroceri ra në përrua.

Në aksident gjetën vdekjen 22 persona, ndër të cilët edhe fëmijë si dhe u plagosën 13 të tjerë.

Mësohet se shoferi i kamionit nuk kishte patentë për automjete të rënda dhe kamioni ishte marrë me qira. 

RUSI 2-0 TURQI

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve UEFA kombëtarja turke e futbollit u kthye duarbosh nga Rusia.

Në ndeshjen e tretë të grupit të dytë të Ligës B në fushë kundërshtare futbollistët e kombëtares turke humbën 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Soçi. 

Ekipi turk humbi shpresat për të qenë lider në grup dhe nuk mbeti më shans për t’u kualifikuar në Ligën A.