Titujt kryesorë të rendit të ditës 08.10.2018

A ËSHTË VRARË JAMAL KHASHOGGI?

Vallë a është vrarë gazetari i "The Washington Post", Jamal Khashoggi, i cili u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll?

Të dhënat dhe faktet që po zbulohen me thellimin e hetimit, janë duke forcuar pretendimet.

Yasin Aktay, këshilltar i kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), bëri me dije se edhe atij vetë i ka mbërritur informacioni për vrasjen e gazetarit saudit...

"PO E NDJEK KËTË ÇËSHTJE"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u prononcua për herë të parë në lidhje me pretendimin për vrasjen në Konsullatë të gazetarit Jamal Khashoggi.

Erdogani theksoi se është për të ardhur keq që kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi.

"Po e ndjekë këtë çështje, pritja ime është ende qëllimmirë", shtoi presidenti turk.

OPERACION AJROR NË VERI TË IRAKUT

Lufta kundër terrorizmi po vazhdon me vendosmëri brenda vendit dhe përtej kufijve.

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shpërndarë çastet e asgjësimit të objektivave të organizatës separatiste terroriste në veri të Irakut...

PRESIDENTI I ZHDUKUR JEP DORËHEQJEN

Është bërë e ditur se presidenti i Interpolit, zhdukur që prej datës 25 shtator, është ndaluar në Kinë për t'u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi kundër tij...

Presidenti Meng ka dhënë dorëheqjen menjëherë pasi është marrë në pyetje në Kinë.

Ushtrues detyre në vend të tij është emëruar koreanojugori Kim Jong-Yang.

AKSIDENT SI MASAKËR NË NJU-JORK

Një aksident rrugor, i cili ka rezultuar një masakër e vërtetë, ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Aksidenti automobilistik në Nju-Jork u ka marrë jetën 20 personave.

ZGJEDHJET NË BOSNJË-HERCEGOVINË

Populli i Bosnjë-Hercegovinës iu drejtua kutive të votimit ditën e diel.

Zgjedhësit votuan për të përcaktuar anëtarët e parlamenteve të kantoneve dhe entiteteve, deputetët e kuvendit kombëtar dhe tre anëtarët e Këshillit Presidencial.

Deri tani janë numëruar vetëm 43% të votave, megjithatë kandidatët e Këshillit Presidencial kanë shpallur fitoren.