Titujt kryesorë të rendit të ditës 04.12.2018 (me titra)

VIZITA HISTORIKE E ERDOGANIT

Pas samitit të G20-s, Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi kontakte në Venezuelë, stacioni i fundit i turneut në Amerikën Latine.

Në këtë vizitë, e para zyrtare në nivel presidencial nga Turqia në Venezuelë, Presidenti Erdogan u prit me ceremoni shtetërore.

Erdogani theksoi se Turqia e shikon Venezuelën si një vend partner dhe përcolli mesazhe solidariteti.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit turk u shpreh me këto fjalë: "Mos vallë duhet të marrim leje diku se me kë do të ndërtojmë miqësi dhe me kë do të bëjmë tregti?"

INFLACIONI I NËNTORIT

Inflacioni në Turqi është ulur pas një periudhe 17-mujore.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në nëntor 2018 ka pësuar rënie me 1,44 për qind.

GRUSHT I RËNDË TERRORIZMIT

Lufta antiterrorizëm po vazhdohet me vendosmëri si brenda vendit ashtu edhe përtej kufijve të Turqisë.

Në operacionet e nëntorit kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, janë neutralizuar 170 terroristë.

Mësohet se vetëm gjatë javës së fundit janë neutralizuar 14 terroristë.

VRASJA E KHASHOGGIT

Përse u vra gazetari saudit Jamal Khashoggi?

Letërkëmbimet elektronike të Khashoggit me një opozitar saudit kanë cilësinë e përgjigjes së kësaj pyetjeje.

Mesazhet e publikuara nga televizioni amerikan "CNN", tregojnë qëndrimin kritik të Jamal Khashoggit ndaj princit trashëgimtar Mohammad bin Salman.

Pretendohet se këto mesazhe mund të jenë zbuluar me softuerë spiunë dhe se gazetari mund të jetë vrarë pikërisht për këtë arsye.

RRUGËT E FRANCËS NË FLAKË

Demonstratat në Francë po përhapen vrullshëm.

Vëmendja është kthyer nga e shtuna, kur do të mbahet protesta e katërt e madhe.

Valës protestuese i janë bashkuar edhe punonjësit e urgjencës.

Përveç tymit, në Paris po ngrihet gjithashtu zëri i sirenave.

Në Francë, vend që duket si vatër zjarri, po priten me padurim hapat që do të bëjë qeveria.

Përkundër parashikimeve, Ministria e Brendshme deklaroi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është në rend të ditës.