Titujt kryesorë të rendit të ditës 04.01.2019 (me titra)

MESAZH BASHKËPUNIMI ME IRAKUN

Presidenti i Irakut, Barham Salih, vizitoi Ankaranë për herë të parë që pas fillimit të mandatit të tij.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti homologun mysafir me ceremoni zyrtare.

Dy liderët theksuan vullnetin për të rritur bashkëpunimin në çdo fushë, sidomos atë antiterrorizëm dhe tregtar.

Presidenti Erdogan tha: "Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit."

DELEGACIONI AMERIKAN NË ANKARA

Në linjën Ankara-Uashington vijon trafiku i kontakteve në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Një delegacion nga SHBA-ja, përfshi zyrtarë të FBI-së, po qëndron në kryeqytetin turk.

Stacioni i parë i delegacionit amerikan ishte Gjykata e Ankarasë.

Delegacioni ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë deponimit të dy të akuzuarve të FETO-s, të lidhur gjithashtu me hetimet në SHBA.

Njëri prej të dyshuarve që dhanë deponim, ishte edhe Kemal Batmaz, emri civil numër 3 i tentativës për grusht shteti.

VIJOJNË PËRFORCIMET NË KUFI

Vazhdojnë përforcimet ushtarake drejt zonave lindore të Menbixhit dhe Eufratit.

Forcat komando dhe mjetet ushtarake, të cilat po dërgohen nga pika të ndryshme të vendit, po u bashkohen njësive turke të dislokuara në kufi.

ARRIHEN OBJEKTIVAT E FUNDVITIT

Rënia e inflacionit vazhdon.

TurkStat-i publikoi të dhënat e inflacionit për dhjetorin 2018.

Sipas TurkStat-it, inflacioni në muajin dhjetor ka rënë me 0,4 për qind.

Kurse inflacioni vjetor i 2018-s është realizuar në nivelin 20,3 për qind.

"Arritëm të gjitha objektivat tona të fundvitit", ka thënë ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak.