SHBA – Pensilvania, shtabi terrorist i FETO-s dhe liderit të saj, Fetullah Gulen

Kryeterroristi Fetullah Gylen (Gulen), planifikues i përpjekjes tradhtare për grusht shteti të 15 Korrikut 2016 në Turqi, jeton në një rezidencë luksoze mes një ferme të qytezës Sejlërsburg (Saylorsburg), në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtabi i organizatës terroriste gylensite (FETO) ruhet me masa të jashtëzakonshme edhe pse nuk ka një status zyrtar. Roja të armatosura, përfshi këtu edhe agjentë të FBI-së, patrullojnë vazhdimisht. Kamera ka madje edhe mbi pemë. Asnjë njeri nuk lejohet të kalojë përreth. Të shqetësuar nga kjo situatë janë e banorët e Sejlërsburgut.