Pikat kryesore të agjendës së Turqisë

ERDOGANI DO TË SHKOJË NË IRAN

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Iranin më datë 7 shtator.

Erdogani do të marrë pjesë në samitin tresh Turqi-Rusi-Iran.

Në samit do të shqyrtohet situata aktuale në Siri dhe do të vlerësohen hapat që do të bëhen.

EVROPA MBËSHTET TURQINË

Turqia po merr nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbështetjen më të madhe kundër sulmeve ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas Francës dhe Gjermanisë, një mbështetje për Turqinë ka ardhur edhe nga Britania e Madhe.

Presidenti Erdogan realizoi një bisedë telefonike me Kryeministren britanike, Theresa May.

Dy liderët tërhoqën vëmendjen mbi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe investimeve të ndërsjella.

QËNDRIM I PËRBASHKËT KUNDËR SHBA

Turqia dhe Franca vendosën të bashkëveprojnë kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, i cili zhvilloi në Paris një takim me homologun e tij francez, Bruno Le Maire, vuri në pah se rëndësi ka fituar edhe tregtia me euro.

Albayrak theksoi se SHBA-ja po diskrediton veten përmes hapave që është duke hedhur me motive politike.

TENTUAN TË ARRATISEN, KAPEN NË KUFI

Janë kapur dy anëtarë të FETO-s, të cilët ishin shkarkuar më parë nga postet e tyre në Shërbimin Informativ Kombëtar (MIT) të Turqisë.

Të shumëkërkuarit e FETO-s u kapën në Edrene, në përpjekje për t’u arratisur në Greqi.

I HIQEN TABELAT

Organizata terroriste gyleniste (FETO) vazhdon të humbasë terren jashtë shtetit.

Në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë janë hequr dy tabela të një organi transmetues të organizatës terroriste.