Kudsi Sherif-Jerusalemi, takim me vizitorët e vendit të shenjtë

Për herë të parë pas rihapjes së besimit fetar në vitin 1990 në Shqipëri, një grup besimtarësh nga qyteti i Shkodrës, nën drejtimin e teologut Naim Drijaj, imam i xhamisë Parrucë, vizituan para pak ditëve Kudsin Sherif-Jerusalemin në Palestinë, pikërisht aty ku ndodhet edhe Xhamia Aksa, e treta e vendeve të shenjta islame. Pas kthimit në vendlindje të grupit të besimtarëve shkodranë, myftinia Shkodër organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e drejtuesve të mytinisë, imamëve të qytetit, intelektualë etj.