Biseda telefonike Erdogan-Putin, akord mbi pikat e reja të vrojtimit në Idlib të Sirisë

Presidenti turk, Erdogan dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Putin, ranë dakord për t’i dhënë shtysë formimit të pikave vrojtuese të reja në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë.

Ata shkëmbyen mendime në lidhje me Procesin e Astanës.

Dy presidentët vendosën gjithashtu që në Stamboll të mbahet samiti i dytë i liderëve, i pari i të cilit është realizuar në Soçi.

Në bisedën telefonike mes tyre, ku u fol edhe për situatën humanitare në Gutën Lindore, liderët konfirmuan vendosmërinë për të bashkëvepruar në lidhje me çështjen siriane.

Kreu i shtetit turk e informoi homologun rus po ashtu rreth operacionit “Dega e Ullirit”.