VIDEO-Xhamia Ulu në Bursa

Xhamia Ulu në Bursa është një xhami e ndërtuar mes viteve 1396-1400 nga ana e Sulltan Beyazitit të 1-rë.

Xhamia ndodhet në lagjen historike në qendër të qytetit të Bursës. Ajo ka 20 kube dhe është xhamia më e madhe e Turqisë që pranon më së shumti xhemat. Supozohet se arkitekt i saj ka qenë Ali Nexhar ose Haxhi Ivazi. Minberi i xhamisë është njëra prej shembujve më të mirë të periudhës tranzitore nga arkitektura selçukase në atë osmane. 192 mbishkrime kaligrafike që ndodhen në muret e kësaj xhamie të mbetura nga shekulli i 19-të dhe 20-të janë shembuj më origjinal të artit të kaligrafisë.

Shatërvani që ndodhet nën kuben e hapur brenda xhamisë është njëra prej veçorive të kësaj xhamie. Përurimin e xhamisë e bëri dijetari i madh i tasavvufit i asaj kohe Somunxhu Babai.

Xhamia në vitin 1855 pësoi dëme të mëdha në tërmetin që goditi qytetin. 18 kubet e saj ishin rrënuar ndërsa kanë mbetur vetëm kubeja ngatë minares në pjesën perëndimore dhe ajo mbi mihrabin. Pas kësaj xhamia kaloi një restaurim dhe meremetim gjithëpërfshirës. Me urdhrin e Sulltan Abdulmexhitit, nga Stambolli u dërguan mjeshtërit e shquar të kaligrafisë të cilët restauruan mbishkrimet e vjetra dhe shtuan edhe të rejat.