VIDEO - Xhamia Kalender në lagjen Vefa të Stambollit

Xhamia Kalenderhane ndodhet në lagjen Vefa të Stambollit dhe është një vepër e mbetur nga periudha bizantine. Ajo ndodhet në cepin më të skajshëm jugor të akueduktit të Valensit (Bozdogan Kemeri) dhe është në formën e kishës ortodokse lindore. Në shekullin e 18-të ajo është kthyer në xhami nga ana e osmanlinjve. Me shumë mundësi kisha në formën e parë ishte dedikuar për Theotokos Kyriotissa-n. Kjo kishë paraqet njërën prej shembujve të kishave bizantine greke me harqe në formë kryqi. Sipas planit dhe veçorive stilistike supozohet se ndërtimi daton prej shekullit 9 ose 10-të.

Gjatë periudhës osmane godina ishte dhënë në përdorim dervishëve të sektit Kalender dhe kështu mori edhe emrin e saj Kalenderhane. Në oborrin e xhamisë ndodhet mbetjet e një muri që në fillim i takonin ndërtesës. Kubeja e xhamisë është e vendosur mbi një rreth të formuar nga brezat e thurura në katër qoshe. Në kube ndodhen desenët e mozaikëve të cilat nuk janë edhe aq të vjetra. Në xhami posaçërisht bien në sy mbulesat nga mermeri.