VIDEO - Xhamia e Sulltan Muratit të 1-rë

Xhamia është ndërtuar në stilin klasik në formë të shkronjës T. Mirëpo xhamia dallon nga karakteristika strukturore në krahasim me xhamitë tjera të periudhës së hershme të arkitekturës osmane në Bursa. Xhamia është ndërtuar në dy kate, ku kati i poshtëm është përdorur për falje ndërsa kati i epërm si medrese. Nën kuben e xhamisë ndodhet një shatërvan. Karakteristika kryesore e xhamisë është dritarja e vogël mbi mihrab që hapet në dhomën e lutjeve. Supozohet se kjo dhomë përdorej nga ana e Sulltan Muratit të 1-rë.