VIDEO - Xhamia e Sokullu Mehmet Pashait në Stamboll

Xhamia e Sokullu Mehmet Pashait ndodhet në lagjen Azapkapi të Stambollit. Ajo është ndërtuar nga ana e arkitekt Sinanit në emër të Solullu Mehmet Pashait. Kjo xhami e ndërtuar në stilin e xhamisë Selimiye është njëra prej xhamive me themele të forta në mesin e xhamive të ndërtuara në afërsi të bregdetit. Minarja e vetme e xhamisë ndodhet në anën e majtë të xhamisë. Arsyeja për këtë është distanca e afërt me detin. Xhamia nuk ka oborr dhe plani i saj i ndërtimit është në formën e kënddrejtit. Kubeja kryesore është e vendosur mbi 8 harqe dhe është e rrethuar me një korridor në formë të shkronjës U. Në brendësi është e veshur me qeramika, ndërsa pjesa prej foltores është e rindërtuar pas zjarrit që ra në vitin 1807 dhe me shembjen e pjesshme të minares.