VIDEO - Xhamia e Molla Çelebiut (Mola Çelebi Camii)

Xhamia e Molla Çelebiut ndodhet në lagjen Findikli (Fındıklı) të Stambollit, ndryshe njihet edhe si Xhamia Findikli. Është ndërtuar nga ana e Molla Çelebiut në vitin 1589 ndërsa arkitekti i saj është arkitekt Sinani. Xhamia ndodhet buzë detit.

Kubeja është e vendosur mbi një sistem gjashtëkëndësh. Kubeja kryesore është e vendosur mbi 4 shtylla dhe ka 5 gjysmëkube përreth. Gjysmëkubet ndodhen nëpër qoshe dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ndërsa gjysmëkubeja e pestë është e vendosur mbi mihrabin. Këmbët mbi të cilat është vendosur kubeja ndodhen brenda mureve. Nga kompleksi i xhamisë deri në ditët tona nuk mbeti asgjë.