VIDEO - Xhamia e Mesih Ali Pashait në Stamboll

Xhamia e Mesih Mehmet Pashait, e cila në mesin e popullit njihet si xhamia e Mesih Ali Pashait, është ndërtuar nga ana e Hadim Mehmed Mesih Pashait, i cili ka qenë sadrazami i Sulltan Muradit të 3-të, ndërsa arkitekturën e ka bërë Mimar Davud Agai.

Sipas drejtimit të kibles xhamia ndodhet në të majtë të Xhamisë Hirkai Sherif (Xhamia e xhubes së Profetit Muhammed). Xhamia është e ndërtuar në vitin 1585 dhe ka një kube, një minare, tre dyer, ndërsa muret nga brenda i ka të veshura me qeramikë.

Xhamia ndodhet në nënprefekturën Fatih të Stambollit në lagjen “Muhtasip Iskender”, në ish-rrugën e Ali Pashait. Në tyrben e Hadim Mesih Mehmed Pashait që ndodhet në oborrin e xhamisë, shkruan se ajo është ndërtuar nga arkitekt Sinani, mirëpo Ahmet Refik thotë se xhamia është ndërtuar nga Davut Agai. Në afërsi të kësaj xhamie ndodhet edhe Xhamia e Hirkai Sherifit (Xhamia e xhubes së Profetit Muhammed).

Xhamia ka një plan drejtkëndësh, me 8 harqe, vendi i xhematit të fundit është i mbuluar me 5 kube, mihrabi dhe minberi kanë një vlerë të madhe artistike.