VIDEO-Xhamia e Mehmet Pashë Nishanxhiut (Mehmet Nişancı Paşa Camii)

Nën shoqërinë e ajeteve 168-172 të suresë Bekare nga Kurani Fisnik, të kënduara nga hafizi turk, Ismail Biçer, ju ftojmë të bëni një shëtitje virtuale në Xhamia e Mehmet Pashë Nishanxhiut. Ky objekt i kultit islam është ndërtuar mes viteve 1584-1588 nga i famshmi arkitekt Sinani, në Nënprefekturën Fatih të Stambollit. Këtë gjë e vërteton në dorëshkrimet e tij edhe kronisti i shquar otoman, Evlija Çelebi.  E projektuar fillimisht si një kompleks ndërtesash në shërbim të shoqërisë dhe njerëzve të varfër, sot kanë mbërritur vetëm xhamia dhe tyrbja e Mehmet Pashë Nishanxhiut.