VIDEO-Xhamia e Emir Sulltanit (Emir Sultan Camii)

Xhamia e Emir Sulltanit ndodhet në qytetin e Bursës dhe është ndërtuar nga Sulltanesha Hundi Fatma Hatun, e bija e Sulltanit Yildirim Bayazidit, në emër të bashkëshortit të saj Emir Sulltanit. Sipas të gjitha gjasave xhamia ka qenë ndërtuar mes viteve 1366-1429 gjatë periudhës së Sulltan Çelebi Mehmedit.

Kjo xhami, e cila është njëra prej arkitekturave më të rëndësishme e Bursës ndodhet brenda kufijve të nënprefekturës Yildirim. Xhamia fillimisht kishte një kube, ndërsa gjatë restaurimit të saj në vitin 1507 asaj u janë shtuar edhe oborri dhe portik me tre kube. Në vitin 1795 xhamia u rrënua tërësisht, ndërsa Sulltan Selimi i 3-të në vitin 1804 e rindërtoi xhaminë mbi themelet e vjetra. Xhamia qe dëmtuar edhe në tërmetin e vitit 1855 ndërsa u rindërtua gjatë shekullit të 19-të.