Vetëm pak ditë nga dorëzimi, avioni luftarak F-35 me flamurin turk në bisht

Më datë 21 qershor, Turqia do të marrë në dorëzim gjuajtësin e saj të parë të tipit F-35 me një ceremoni, që do të organizohet në SHBA. Pas dorëzimit gjithashtu të avionit të dytë luftarak dhe përfundimit të trajnimeve për pilotët, F-35’at e Turqisë do të sillen në Komandën e Bazës Kryesore të Gjuajtësve Reaktivë Nr.7, në rrethin Malatya. Nënsekretariati për Industritë e Mbrojtjes (SSM) ka publikuar nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social, “Twitter”, ngritjen në fluturim të gjuajtësit F-35A me flamurin turk në bisht, nga kompleksi i kompanisë “Lockheed Martin” në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.