Studenti senegalez vazhdon turneun me biçikletë në Turqi

Mustafa Ndiaye nga Senegali vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin “Şehir” në Stamboll, por shokët e shoqet atë e thërrasin shkurt ‘Musti’. Me moton “Përshëndetje nga Afrika” ai ka filluar një turne me biçikletë nëpër Turqi. Udhëtimin e ka nisur nga Stambolli, ka vazhduar në Detin e Zi dhe do të vazhdojë në pjesën lindore dhe juglindore të Turqisë. Studenti senegalez është shumë i kënaqur nga mirëpritja e ngrohtë turke dhe interesoi që tregojnë banorët e qyteteve ku ndalon.