Stamboll - Përurohet Tuneli Euroaziatik, i cili bashkon dy kontinente nën det

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë të martën në ceremoninë e inaugurimit të Tunelit Euroaziatik për automjetet, i cili bashkon Azinë me Evropën duke kaluar nën Ngushticën e Bosforit. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni, Erdogan tha se Turqia është një vend i veçantë, i cili lidh dy kontinente. "Falënderuar qoftë Zoti që jemi pjesë e një shteti dhe një qyteti, që lidhin kontinentet me njëri-tjetrin. Ky qytet është i tillë, për të cilin mund të sakrifikosh çdo gjë. Për këtë arsye ne jemi të dashuruar pas tij. Themelin e kësaj vepre e hodhëm në Azi dhe, falë Zotin, ceremoninë e inaugurimit jemi duke e bërë në Evropë", ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdogan.