Reshje të fuqishme dhe breshër në Stamboll

Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshëri i të enjtes pasdite në Stamboll shkaktoi përmbytje, ndërprerje të trafikut dhe transportit urban. Në portin Haydarpasa vinçi u rrëzua mbi një anije nafte cisternë duke shkaktuar shpërthim dhe zjarr. Në këtë incident u plagos një person. Stacionet e metrove u mbushën me ujë, kurse tuneli “Avrasya” (që lidh me rrugë nëntokësore dy kontinentet) u mbyll për një kohë të shkurtër.