Rekord vizitorësh në shtëpinë e përmbysur në Antalya

Shtëpia e përmbysur që është hapur në zonën turistike Kundu të Antalias, e cila është e para e këtij lloji në Turqi dhe e 13-ta në botë, po përballet me një fluks të madh vizitorësh. Shtëpia e përmbysur bie në sy edhe për dekorimin e ri të brendshëm. Shtëpia e përmbysur është 85 m2 dhe është ndërtuar 2 vite më parë mbi një sipërfaqe 300 m2 në lagjen Güzeloba të nënprefekturës Muratpaşa të Antalias. Shtëpia vazhdon të tërheqë vëmendjen vizitorëve nga vende të ndryshme që nga dita e parë që është hapur. Kryesisht këtu vijnë të pasionuarit pas fotografisë, por nuk mungojnë edhe kureshtarët për arkitekturën e brendshme të banesës, e cila mund të vizitohet nga çdo grup-moshe. Dekori i shtëpisë ndryshohet çdo 6 muaj.