Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë dislokohen në kufirin me Sirinë

Tanket turke kaluan postin kufitarë në afërsi të fshatit Oullpënar (Oğulpınar) të Rehanllës (Reyhanlı). Forcat e Armatosura Turke duke kaluar nga vendkalimi kufitar Xhilvegëzy (Cilvegözü) u dislokuan në Oullpënar për të vazhduar në drejtim të Idlibit. Një numër i madh i tankeve dhe makinave të armatosura u transferuan në kufi në afërsi të fshatit Kushakllë (Kuşaklı) të Rejhanllës.