Në Turqi filloi vjelja e lajthive

Në rajonin e Detit të Zi në Turqi filloi sezoni i mbledhjes së lajthive. Në provincën Ordu, që është edhe kryeqyteti i lajthisë në Turqi, banorët vendas, punëtorë me mëditje që kanë ardhur nga zonat jugore dhe Gjeorgjia filluan të vjelin prodhimin e sivjetmë. Duke qenë se kushtet atmosferike këtë vit ishin të favorshme për bimët e lajthisë, prodhimi sivjet është sa dyfishi i viti të kaluar. Turqia përballon 75% të prodhimit botëror të lajthisë dhe është prodhuesi dhe eksporti më i madh i lajthive në botë.