Memorandum mirëkuptimi ndërmjet D8-s dhe Bankës Islame për Zhvillim

Samiti 9. i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Tetë Shteteve në Zhvillim (D-8) realizoi të premten punimet nën mikpritjen e Turqisë dhe temën “Zgjerimi i Shanseve përmes Bashkëpunimit”. Pas samitit me dyer të mbyllura në Stamboll, D8-a dhe Banka Islame për Zhvillim (IDB) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, që në një të ardhme të afërt pritet t’i hapë rrugë përdorimit të njësive monetare kombëtare në tregtinë mes vendeve anëtare të organizatës.