Liga e Kombeve – Turqia super, përmbys rezultatin në Suedi

Kombëtarja turke e futbollit u përball mbrëmjen e së hënës me Suedinë në “Friends Arena” të Stokholmit, në ndeshjen e 2-të të Grupit 2. të Ligës B të Kombeve UEFA. Edhe pse ishin në desavantazh të 2 golave, turqit e drejtuar nga Mircea Lucescu arritën të fitojnë 3-2 falë një mrekullie të Hakan Çalhanoglu dhe dygolëshit të Emre Akbaba.


Fjalët Kyçe: Suedia , Turqia , futboll , Liga e Kombeve