Kalaja Rumkale e Perandorisë Romake në Gaziantep

Kalaja Rumkale, që ndodhet në afërsi të Gaziantepit në Turqi, është njëra prej vendeve të rëndësishme për turizmin nënujor të Turqisë. Kjo kala gjatë historisë mirëpriti një numër të madh të qytetërimeve dhe është një vend i rëndësishëm për krishterimin e hershëm. Kalaja sot ndodhet në një gadishull të rrethuar në të tre anët me ujërat e digës Birexhik (Birecik). Ajo ndodhet në sitin historik Zeugma dhe mund të qaset me varka nga Halfeti. Në këtë gadishull organizohen edhe sportet ujore dhe turet me jahte.