Inaugurimi i gazsjellësit TANAP

Me një ceremoni organizuar të martën në qytetin Eskişehir u përurua Gazsjellësi Transanadollas (TANAP), i konsideruar si “Rruga Energjetike e Mëndafshit” dhe i cili do të transmetojë gazin azerbajxhanas në Evropë duke kaluar nga territoret e Turqisë. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe homologët tij nga Republika Turke e Qipros së Veriut, Mustafa Akinci, nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, nga Gjeorgjia, Giorgi Margvelashvili, nga Ukraina, Petro Poroshenko, si dhe nga Serbia, Aleksandar Vuçiç.