Hatusha, kryeqyteti i një superfuqie politiko-ushtarake në antikitetin e Anadollit

Kryeqyteti Hatusha (Hattusha) i hititëve vazhdon të ekzistojë edhe pse perandoria e tyre madhështore ka rënë shumë shekuj më parë. Emri i saj i sotëm është Bogazkoy dhe ndodhet në provincën Çorum, në zonën gjeografike të Detit të Zi Qendror, në Turqi. Hititët, perandoria e së cilëve është themeluar në vitet 1.600 para erës sonë, ishin kundërshtarët më të fortë të faraonëve më të shquar egjiptianë dhe fuqia politiko-ushtarake më e madhe e asaj periudhe. Hatusha ju pret!