“Batmobil” në urën e 3-të të varur të Stambollit

Linjat Ajrore Turke kanë xhiruar një tjetër super reklamë me një super makinë. Në filmin e ri reklamues të “Turkish Airlines", kompania ajrore turke ka përdorur makinën e Njeriut Lakuriq Nate, gjerësisht të njohur si “Batmobil", në një skenë mbi Urën “Yavuz Sultan Selim", e treta e varur mbi Ngushticën e Bosforit në Stamboll. Sakaq, vazhdon të ngjallë kureshtje identiteti i drejtuesit të makinës së Batman-it, pasi Linjat Ajrore Turke kanë preferuar që të mos e tregojnë shoferin me fat.