Roboti mban fjalim në konferencën e OKB-së

Roboti i quajtur “Sophia” për herë të parë në konferencën e Ndryshimeve Teknologjike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) mbajti një fjalim dhe iu përgjigj pyetjeve. Ky ishte fjalimi i parë i inteligjencës artificiale i mbajtur në historinë e OKB-së. Robotët e shtrenjtë dhe interesant si “Sophia”, “Prof. Einstein” dhe “Han” që janë prodhim i kompanisë “Hanson Robotics”, mund të vendosin marrëdhënie të besueshme me njerëzit.