Raketë kargo drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

“ATK Antares”, një raketë orbitale e përmirësuar, është lëshuar nga Baza Hapësinore Rajonale e NASA-s në Atlantikun Qendror (MARS), në ishullin Wallops të Virgjinias, SHBA. Raketa transporton anijen kargo “Cygnus”, e cila do të çojë një ngarkesë me materiale të ndryshme në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Lëshimi i raketës ishte shtypur një ditë për shkak të një avioni të vogël, që kishte hyrë në hapësirën e ndalimfluturimit, si dhe dy motobarkave, të cilat i ishin afruar shumë kësaj zone të ndaluar.