Nisma kineze për energjinë diellore

Në një arë në Kinën Veriore po mbillet një prodhim i ri; rreth 200 mijë panele diellore. Kina ka shtypur butonin për impiantin më të madh lundrues të ndërtuar deri më tani mbi një liqen në botë. Kina projektin në fjalë do ta realizojë pranë një miniere të vjetër qymyri. Projektet kineze në sektorin e energjisë diellore vitin e kaluar kishin dyfishuar kapacitetin e instaluar në vend dhe për momentin ky kapacitet është sa dyfishi i kapaciteti të ShBA-së. Kina ka instaluar panele diellore me kapacitet të furnizojnë me energji diellore 40 milionë banesa dhe përfitimi nga energjia e ripërtëritshme është edhe një prej misioneve të qeverisë.