Muzeu i Lodrave të Anadollit pret vizitorët nga mbarë bota

Në Antalya, Muzeu i Lodrave të Anadollit, i çelur në fabrikën antike të tekstilit në qytezën Kepez, argëton vizitorët që vijnë nga të katërta anët e botës. Muzeu ku ekspozohen lodra autentike dhe të bëra me dorë nga rajone të ndryshme të Anadollit, brenda 3 ditëve që nga dita që është hapur, është vizituar nga 15 mijë vizitorë. Muzeu që do të qëndrojë i hapur deri në 15 tetor nuk është vetëm për fëmijët, por çon pas në kohë edhe të mëdhenjtë.