Rusi - Arinjtë polarë zbresin në brigjet e Çukotkës

Rreth 200 arinj polarë kanë zbritur në brigjet e Çukotkës, një krahinë autonome në Federatën Ruse, për t’u ushqyer me trupin e një balene në dekompozim e sipër. Kjo zonë bregdetare është pjesë e Parkut Kombëtar të Çukotkës dhe njihet si një prej vendeve më të populluara nga arinjtë polarë në botë.