Francë – Mjerimi i mijëra emigrantëve në kampet e improvizuara të Parisit

Mijëra emigrantë, mes tyre edhe shumë fëmijë, jetojnë në çadrat dhe kabina të improvizuara mbi trotuaret e zonave veriore dhe jugore të Parisit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi ministrit të Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, që të hartojë plane për të përshpejtuar procedurat në lidhje me kërkesat për azil, në mënyrë që autoritetet franceze të jenë në gjendje të vendosin brenda 6 muajve se kush do të marrë statusin e refugjatit dhe kush do të deportohet.


Fjalët Kyçe: Francë , Paris , refugjatët , emigrantë