Të paktën 17 të plagosur në sulmet ajrore të regjimit në Idlib

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, avionët luftarakë rusë dhe të regjimit sirian si dhe helikopterë të regjimit duke filluar nga orët e mëngjesit po kryejnë sulme ajrore ndaj lagjeve Habit, Cercenaz, Hish dhe Temenia në jug të Idlibit (në veriperëndim të Sirisë) si dhe ndaj lagjes Latamne të Hamës (në pjesën qendrore të Sirisë). Në këto sulme janë plagosur të paktën 17 persona.